Dështojmë bisedimet mes drejtuesve të Dritës së Gjilanit dhe trajnerit të mirënjohur shqiptar, Mirel Josa.
Kur gjithçka mendohej e mbyllur, paraditen e kësaj të enjteje, Josa ka kthyer përgjigje negative.
Arsyet, në fakt, nuk kanë të bëjnë aspak për mosarritjen e marrëveshjes për arsye financiare, por për shkaqet krejtësisht jashtë futbollit.
Mësohet se 59-vjeçari është tërhequr në momentin e fundit për arsye familjare.
Drejtuesit e Dritës mbeten në kërkim të një trajneri pas dorëheqjes së Arsim Thaçit.