Për herë të 11-të në finale të Kupës

Futboll

Për herë të 11-të në finale të Kupës

Më: 20 prill 2023 Në ora: 16:04
Prishtina

Prishtina me dy fitoret në gjysmëfinale ndaj Vushtrrisë me rezultat të përgjithshëm prej 8:1, është kualifikuar për herë të 11-të në finale të Republikës së Kosovës që nga mëvetësimi i futbollit tonë.

"Nga 10 finale, Prishtina ka fituar 7-herë trofeun e çmuar të Kupës. Në katër finalet e fundit, skuadra ka triumfuar në të gjitha këto duke humbur vetëm në tre sosh.

Duhet theksuar po ashtu që asnjë trajner nuk e ka fituar më shumë se një trofe.

Më poshtë gjeni vitet kur skuadra ka luajtur finalet, vendin e zhvillimit të ndeshjes edhe kryetrajnerët që i kanë prirë ekipit.

1993/94, Dumnicë, Podujevë: Prishtina – Vëllaznimi 1-0 (Jusuf Tortoshi)

1994/95, Sadovinë, Viti: Prishtina – Dukagjini 1-0 (Burim Hatipi)

2002/03, Prishtinë: KEK-u – Prishtina 3-1 (Ajet Shosholli)

2005/06, Prishtinë: Prishtina – Drenica 1-1 (5-4) pen. (Ramiz Krasniqi)

2008/09, Prishtinë: Hysi – Prishtina 2-1 (Afrim Tovërlani)

2010/11, Prishtinë: Besa – Prishtina 2-1 (Ramiz Krasniqi)

2012/13, Prishtinë: Prishtina – Ferizaj 1-1 (4-3) pen. (Afrim Tovërlani)

2015/16, Prishtinë: Prishtina – Drita 2-1 (Fadil Berisha)

2017/18, Mitrovicë: Prishtina – Vëllaznimi 1-1 (5-4) pen. (Mirel Josa)

2019/20, Prishtinë: Prishtina – Ballkani 1-0 (Armend Dallku)

2022/23, Prishtinë: Prishtina – Gjilani?", shkruan në faqen e FC Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat