Wenger fundos gjigantët e Europës

Futboll

Wenger fundos gjigantët e Europës

Më: 20 prill 2023 Në ora: 16:31
Wenger

Eliminimi i Chelsea-t nga Champions League ka konfirmuar sezonin zhgënjyes të Bluve që, pavarësisht investimeve të mëdha të bëra në merkato, nuk kanë arritur të zgjidhin problemet në fushë.

Situata e klubit londinez është komentuar edhe nga ish-trajneri i Arsenal-it, Arsene Wenger, i cili ka shprehur shqetësimin e tij për shpenzimet e mëdha të klubit në një intervistë të dhënë për beIN Sports.

“Jam shumë i shqetësuar për Chelsea-n.

Nëse menaxhon keq 500 milionë sterlina (565 milionë euro), atëherë do të thotë se je në telashe”, ka thënë francezi.

“Kanë bërë investime të këqija. Kanë të njëjtat probleme si më parë. Nuk shënojnë gola mjaftueshëm. Kanë një zotërim të madh të topit, por nuk u jep atyre asgjë”.

Mendimi i Wenger është mbështetur edhe nga një legjendë e klubit si Didier Drogba. Ish-sulmuesi, në fakt, ka thënë:

“Nuk e  njoh më klubin tim. Nuk është më i njëjti”.

Për momentin skuadra e Londrës drejtohet nga Frank Lampard, i cili ka marrë vendin e Potter pasi ky i fundi u shkarkua pas disa rezultateve zhgënjyese, por situata mbetet problematike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat