Vdes legjenda e Barcelonës

Futboll

Vdes legjenda e Barcelonës

Më: 20 prill 2023 Në ora: 18:31
Josep Maria Fuste

Legjenda e Barcelonës dhe ish-kapiteni Josep Maria Fuste ka ndërruar jetë, në moshën 82-vjeçare ka konfirmuar klubi. 

Fuste ishte te Barca që në moshën 12-vjeçare, duke kaluar nga akademia e klubit dhe vazhdoi të bënte 406 paraqitje për klubin midis viteve 1960 dhe 1972, duke shënuar 117 herë. 

Gjigantët spanjollë dhanë lajmin e hidhur në llogarinë e tyre në Twitter , duke nderuar ish-mesfushorin e tyre. 

Aty thuhej: “Josep Maria Fusté, i cili bëri 406 paraqitje dhe shënoi 117 gola ndërsa luajti për Barçën nga viti 1962 deri në 1972, ka ndërruar jetë.

Tifozët e Barcelonës kudo që janë, do t’ju kujtojnë gjithmonë. Pusho në paqe..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat