Roma triumfon pas vazhdimeve, kualifikohet në gjysmëfinale

Futboll

Roma triumfon pas vazhdimeve, kualifikohet në gjysmëfinale

Më: 20 prill 2023 Në ora: 23:44
Roma

Roma e ka arritur kualifikimin në gjysmëfinale të Ligës së Evropës.

Pas triumfit në Ligën e Konferencës sezonin e kaluar, Roma po kërkon tjetër lavdi në Evropë.

“Gjallorosët” e eliminuan Feyenoordin me rezultat të përgjithshëm 4:2 nga dy ndeshjet.

Por sonte u dëshën 120 minuta për ta përcaktuar fituesin.

Kjo pasi që ndeshja Brenda 90 minutave përfundoi 2:1 për Romën, 2:2 në përgjithësi.

Ishte Dybala që realizoi në fund të kohës së rregullt për ta dërguar ndeshjen në vazhdime.

E aty, ekipi i Mourinhos realizoi edhe dyherë tjera nëpërmjet El Shaaraëyt dhe Pellegrinit për t’u kualifikuar tutje.

Në gjysmëfinale, Roma do të ndeshet me ekipin gjerman, Bayer Leverkusen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat