Reagon Interi: Viktima bëhet fajtori

Futboll

Reagon Interi: Viktima bëhet fajtori

Më: 21 prill 2023 Në ora: 16:14
Logo e Interiit

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit për të konfirmuar skualifikimin e Romelu Lukakut, i cili nuk do të jetë në dispozicion të Inzaghit për ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës së Italisë kundër Juventusit.

Interi ka shprehur afërsinë e tij me qendërsulmuesin belg me anë të një deklarate.

“Gjykata Kombëtare e Apelit FIGC konfirmoi sot skualifikimin e Romelu Lukakut, i cili për këtë arsye nuk do të mund të marrë pjesë në gjysmëfinalen e Kupës së italisë të mërkurën e ardhshëm.

FC Internazinale Milano ndjen se duhet të rinovojë afërsinë dhe mbështetjen për lojtarin dhe shpreh keqardhje të madhe duke pranuar se viktima është bërë fajtori i vetëm”, thuhet në deklaratën e klubit zikaltër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat