Serie A dominon kupat e Evropës

Futboll

Serie A dominon kupat e Evropës

Më: 21 prill 2023 Në ora: 16:55
Pamje nga një ndeshje

Klubet italiane vazhdojnë me rezultate të shkëlqyera këtë sezon në kupat evropiane. 

Pesë klube të Serisë A janë pjesë e fazës gjysmëfinale në tri garat evropiane: Interi dhe Milani janë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, Roma dhe Juventus kanë arritur në gjysmëfinale të Ligës së Evropës dhe Fiorentina është në mesin e katër klubeve më të mira në Ligën e Konferencës.

Këtë sezon Italia kishte edhe dy skuadra të tjera në Evropë. 

Napoli u eliminua në çerekfinale të Ligës së Kampionëve nga AC Milan, ndërsa Lazio përfundoi udhëtimin evropian në raundin e 16-të të Ligës së Konferencës, kur u eliminua nga AZ Alkmaar.

Klubi i fundit italian që fitoi një nga Kupat Evropiane ishte Roma vitin e kaluar, kur ishte më e mira në Ligën e Konferencës. Para kësaj, Interi fitoi Ligën e Kampionëve në vitin 2010.

Italianët është e sigurt se do të kenë një përfaqësues në finalen e Champions League, pasi Milani dhe Interi do të përballen në gjysmëfinale. 

Juventus do të luajë kundër Sevillas në gjysmëfinale të Europa League, ndërsa Roma do të përballet me gjermanët e Bayer Leverkusen. Në anën tjetër, rrugën e finales Fiorentina do ta kërkojë në Ligën e Konferencës përmes Baselit.

Anglia dhe Spanja kanë secila nga dy klube në gjysmëfinale. Manchester City dhe West Ham mbrojnë ngjyrat e Anglisë, ndërsa spanjollët kanë Real Madridin dhe Sevillan. Zvicra përfaqësohet nga Baseli, Holanda nga AZ Alkmaar dhe Gjermania nga Bayer Leverkusen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat