Djali i Negreira: Barcelona më paguante të shoqëroja arbitrat

Futboll

Djali i Negreira: Barcelona më paguante të shoqëroja arbitrat

Më: 21 prill 2023 Në ora: 18:07
Logo e Barcelonës

Dëshmi të reja në çështjen Negreira. Djali i Jose Maria Enriquez Negreira. Ish-arbitrit spanjoll që ka përfunduar nën hetim për përfitime parash për të favorizuar Barcelonën, ka thyer heshtjen.

Ai deklaroi se drejtuesit e klubit katalanas e kanë paguar për të shoqëruar zyrtarët e ndeshjeve që luheshin në stadiumin “Camp Nou”.

Shtypi spanjoll raporton se bëhet fjalë për shpenzime që kapin shifrën e 100 mijë eurove.

Edhe pse u përfol për mundësinë e përjashtimit të skuadrës katalanase nga sezoni i ardhshëm në Champions League, pritet që Barça t’ia hedhë vetëm me sanksion ekonomik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat