Drita pa trajner dhe në presion të Prishtinës 

Futboll

Drita pa trajner dhe në presion të Prishtinës 

Nga: K.G. Më: 21 prill 2023 Në ora: 23:19
Prishtina

Prishtina është mobilizuar për fitore kundër Dritës në Gjilan.

Drita pa trajner është në presion të madh sepse përveç fitores çdo rezultat tjetër do t’ia komplikojë punën në luftë për titullin e kampionit.

Ndeshja mes këtyre rivalëve luhet nesër në orën 15.00 në fushën ndihmëse në Gjilan.

Siç duhet Drita ka mbetur pa trajner pas dorëheqjes së Arsim Thaçit.

Drita renditet në vend të dytë me 57 pikë, ka një me pak se Ballkani dhe Prishtina aktualisht mban pozitën e katërt me 41 pikë pas 29 javësh të zhvilluara në elitën e futbollit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat