Guardiola kërkon “finalen e parë”

Futboll

Guardiola kërkon “finalen e parë”

Më: 22 prill 2023 Në ora: 11:57
Guardiola

Ditën e sotme do të nisin gjysmë-finalet e Kupës më të rëndësishme në Angli, pas Premier League, asaj të FA Cup, ku në këtë raund kanë mbetur Manchester City, Sheffield United, Brighton e Manchester United.

Kështu, në orën 17:45, në mitikun “Ëembley Stadium” do të zhvillohet gjysmë-finalja e parë e FA Cup, me “qytetarët” e Manchester City që do të kërkojnë përballjë Sheffield finalen e parë të këtij sezoni, me shpresën për të nisur me “këmbën e mbarë”, rrugën drejt tripletës.

Ndërkaq, ditën e nesërme në orën 17:30 do të mësohet dhe emri i finalistit të dytë.

Në “Wembley Stadium”, “pulëbardhat” e Brighton do të ndeshen me “djajtë e kuq” të Manchester United, në një përballje që pritet të jetë shumë e luftuar, me Manchester United që sërish duhet të vuajë në mbrojtje mungesën e Lisandro Martinez e Raphael Varane..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat