Drita mposht Prishtinën, merr kreun e tabelës

Futboll

Drita mposht Prishtinën, merr kreun e tabelës

Nga: K. Goca Më: 22 prill 2023 Në ora: 16:49
Pamje nga ndeshja

Drita e Gjilanit ka shënuar fitore të madhe me rezultat 1:0 ndaj Prishtinës, në takimin e javës së 30-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Epilogu u vendos me një gol në pjesën e parë dhe pikët mbeten në Gjilan.

Futbollisti Kastriot Selmani është kreator i fitores së Dritës, duke shënuar me kokë në minutën e 42-të.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin ndihmës në Gjilan.

Drita kryeson tabelën me 60 pikë por ka një ndeshje më shumë se Ballkani që ka 58 sosh dhe Prishtina renditet në vend të katërt me 41.

Në javën e ardhshme, Drita do të ndeshet me Ferizajn dhe Prishtina e  pret Llapin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat