Klisman Cake i dhuron fitoren Shkëndijes

Futboll

Klisman Cake i dhuron fitoren Shkëndijes

Nga: K. G. Më: 22 prill 2023 Në ora: 17:49
Pamje nga ndeshja

Shkëndija e Tetovës ka shënuar fitore të madhe në Shtip dhe përforcojnë hapin në luftë për titullin e kampionit në Maqedoninë e Veriut.

Tetovarët e mposhtën me rezultat 1:0 Bregallnicën, në takimin e javës së 28-të.

Futbollisti Klisman Cake është autor i golit të fitores duke shënuar me kokë në minutën e 65-të.

Shkëndija zë pozitën e dytë me 50 pikë dhe ka tre pikë më pak se lideri Struga Trim Lum.

Bregallnica renditet në pozitën e pestë me 37 pikë të mbledhura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat