Manchester City në finale të FA Cup

Futboll

Manchester City në finale të FA Cup

Më: 22 prill 2023 Në ora: 19:41
Foto ilustrim

Skuadra e Pep Guardiolas është vetëm një fitore larg trofeut të FA Cup.

Manchester City e ka mposhtur me rezultat bindës 3:0 skuadrën e Sheffield United, kështu duke e eliminuar nga gjysmëfinalja e kësaj gare.

Të tre golat e ndeshjes për kampionin anglez i shënoi Riyad Mahrez (minuta e 43’, minuta e 61’ dhe minuta e 66’).

City tani siguron biletën e parë drejt finales së FA Cup, ku është vetëm një ndeshje larg trofeut të parë të këtij sezoni.

Në finale, City e pret fituesin e ndeshjes mes Brightonit dhe Manchester United.

Rezultati final i ndeshjes, 3:0 në favor të Cityt. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat