Nagelsmann pranë një tjetër klubi në Premier League

Futboll

Nagelsmann pranë një tjetër klubi në Premier League

Më: 22 prill 2023 Në ora: 20:43
Julian Nagelsmann

Ish-trajneri i Bayern Munich, Julian Nagelsmann nuk e bindi Chelsean për sezonin e ardhshëm teksa bisedimet mes palëve dështuan ende pa nisur mirë.

Një nga arsyet më të forta që shtynë drejtuesit londinezë të hiqnin dorë nga gjermani ishte mungesa e eksperiencës në Premier League, por edhe në përgjithësi duke qenë se bëhet fjalë për një teknik vetëm 35-vjeçar.

Megjithatë, ky fakt nuk pengon që Nagelsmann të transferohet në Londër duke qenë se aktualisht është pretendenti kryesor për të trashëguar fronin e Antonio Contes tek Tottenham.

Pasi shkarkuan italianin, Spurs-at do ta mbyllin sezonin me Christian Stellinin për të emëruar më pas një tjetër trajner për sezonin e ardhshëm.

Në fakt, sipas asaj që raporton Bild, anglezët ishin të gatshëm të zyrtarizonin Nagelsmann edhe në fundin e këtij sezonit, megjithatë sipas prestigjiozes gjermane, 35-vjeçari refuzoi pasi kërkoi një periudhë pushimi.

Por, vetëm për momentin pasi edhe Nagelsmann e dëshiron së tepërmi një eksperiencë në Premier League dhe duket se palët shumë shpejt do të nisin negociatat intensive për të zyrtarizuar më pas bashkëpunimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat