Mesfushori i Kombëtares: Luaj ku të dojë trajneri

Futboll

Mesfushori i Kombëtares: Luaj ku të dojë trajneri

Më: 25 prill 2023 Në ora: 14:44
Bajrami

Nedim Bajrami u transferua te Sasuolo megjithatë ka hasur në vështirësi pas kalimit te skuadra e re.

Mesfushori i Kombëtares po luan rregullisht me Sasuolon dhe ka arritur të gjejë edhe rrugën e rrjetës një herë këtë sezon.

Megjithëse vlerësimet kanë qenë zakonisht pozitive për të, Bajrami ende nuk është i kënaqur me formën e tij dhe është i bindur se mund të bëjë edhe më shumë. Në një intervistë për “DAZN”, Bajrami shprehet se është i gatshëm të luajë ku të dojë trajneri.

“Unë mund të luaj në të djathtë dhe të majtë. Roli im është si sulmues i dytë dhe trekuartist dhe kur kam luajtur aty, kam pasur raste.

Megjithatë, është trajneri ai që vendos se ku luaj dhe unë do të bëj më të mirën.

Kështu është futbolli. Ndonjëherë ndihesh mirë e ndonjëherë tjetër ka vështirësi.

Por, tani e kam kokën mirë. Dua të shoh për të rigjetur Nedimin e vërtetë dhe jam i bindur se ai do të rikthehet”, u shpreh Bajrami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat