Presidenti flet troç

Futboll

Presidenti flet troç

Më: 25 prill 2023 Në ora: 18:39
Diego Simeone e Enrique Cerezo

Diego Simeone qëndron në stolin e Atletico Madrid prej dhjetorit të vitit 2011.

52-vjeçari ka fituar nga dy herë La Liga-n, Europa League dhe Superkupën e Europës me skuadrën kryeqytetase.

Por edhe Kupën e Mbretit, Superkupën e Spanjës.

Në dy raste ka mbërritur me Atleticon në finalen e Champions League, por pa ia dalë të fitojë asnjë nga duelet me rivalët e qytetit: Real Madrid.

El Cholo është tekniku më i paguar në botë, ndërkohë që shumë është përfolur sikur ky është sezoni i fundit i tij në stolin e skuadrës iberike.

Presidenti i Atleticos, Enrique Cerezo foli në lidhje me këtë temë, ku ndër të tjera tha:

“Më bëhet gjithmonë e njëjta pyetje.

Ciklet përfundojnë atëherë kur njerëzit duan që ato të përfundojnë…

U bënë 11 vite që jemi bashkë me Simeonen. Ai ka edhe një vit kontratë me ne.

Nëse dëshiron të vijojë të jetë trajneri ynë, unë mendoj se e meriton. 

Rinovimi? Nuk do të kemi probleme për të firmosur kontratën e re”, u shpreh kreu i klubit spanjoll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat