Arsenali nuk e ka mposhtur Cityn në Premier Ligë që nga viti 2015

Futboll

Arsenali nuk e ka mposhtur Cityn në Premier Ligë që nga viti 2015

Më: 25 prill 2023 Në ora: 19:38
Momentalisht, Arsenali është lider i tabelës me 75 pikë të arkëtuara

Nesër me fillim nga ora 21:00 stadiumi “Etihad” do të jetë nikoqir i super derbit mes Manchester Cityt dhe Arsenalit, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 33 të Premier Ligës angleze.

Kjo përballje njëkohësisht po cilësohet të jetë një ndeshje finale, pasi që të dy skuadrat po luftojnë kokë më kokë për titullin e Premier Ligës.

Momentalisht, Arsenali është lider i tabelës me 75 pikë të arkëtuara, pesë sosh më shumë se City në vendin e dytë, por me dy ndeshje më pak të zhvilluara.

Një fitore nesër nga skuadra e Pep Guardiolas do ta shihet kampionin anglez si favoritin kryesorë për ta fituar edhe një titull të Premier Ligës, ndërkaq fitorja nga Arsenali do të nënkuptonte se do të shkëputej në tetë pikë larg Cityt, dhe një hap më afër titullit.

Por, statistikat e viteve të fundit nuk japin shumë shpresa për fitore të “Topçinjve”.

Arsenali nuk ka arritur ta mposht Manchester Cityn në Premier Ligë që nga viti 2015, dhe kurrë nën urdhrat e Pep Guardiolas.

Që nga 2015, Arsenali ndaj Cityt ka një bilanc tejet negativ, duke regjistruar vetëm dy barazime dhe plot 14 humbje.

Statistika këto të frikshme, që skuadra e Mikel Artetas duhet t’i lë pas vetës dhe të synojë vetëm tre pikët nesër mbrëma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat