“Finalja” e Premier Ligës, City pret Arsenalin në “Etihad”

Futboll

“Finalja” e Premier Ligës, City pret Arsenalin në “Etihad”

Më: 26 prill 2023 Në ora: 09:55
“Finalja” e Premier Ligës, City pret Arsenalin në “Etihad”

Sonte me fillim nga ora 21:00 stadiumi “Etihad” do të jetë nikoqir i super derbit anglez mes Manchester Cityt dhe Arsenalit, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 33-të të Premier Ligës.

Kjo përballje ndryshe po cilësohet edhe si luftë direkte për titull, duke marrë parasysh se Arsenali është aktualisht lider, ndërsa City e ndjek nga pas në vendin e dytë.

“Topçinjtë” do ta kenë të vështirë sonte ndaj kampionit anglez, ku edhe kanë bilanc negativ në ndeshjet e kaluara.

Arsenali nuk ka arritur ta mposht Manchester Cityn në Premier Ligë që nga viti 2015, dhe kurrë nën urdhrat e Pep Guardiolas. Që nga viti 2015, Arsenali ndaj Cityt ka një bilanc tejet negativ, duke regjistruar vetëm dy barazime dhe plot 14 humbje.

Momentalisht, Arsenali zë vendin e parë në tabelë me 75 pikë, pesë sosh më shumë se vendi i dytë, City që ka dy ndeshje më pak të zhvilluara.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Cityn nuk do të paraqitet Nathan Ake, kurse te Arsenali mungojnë Elneny, Saliba, Tomiyasu ndërsa në dyshime është Granit Xhaka.

Formacionet e mundshme i gjeni më poshtë.

Manchester City (3-2-4-1): Ederson; Akanji, Dias, Laporte; Stones, Rodri; Mahrez, Gundogan, De Bruyne, Grealish; Haaland

Arsenal (4-3-3): Ramsdale; White, Holding, Gabriel, Zinchenko; Jorginho, Partey; Saka, Odegaard, Martinelli; Jesus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat