Inter - Juve sfida më e përsëritur në Kupën e Italisë

Futboll

Inter - Juve sfida më e përsëritur në Kupën e Italisë

Më: 26 prill 2023 Në ora: 11:53
Pamje nga një ndeshje

Interi dhe Juventusi do të përballen mbrëmjen e të mërkurës në “San Siro”, në gjysmëfinalen e kthimit të Kupës së Italisë, për të përcaktuar edhe finalisten e parë të këtij kompeticioni.

Derbi i Italisë në Kupë përfundoi në barazim 1-1 në ndeshjen e parë në Torino dhe pikërisht nga ky rezultat, dy skuadrat do të nisen për të synuar një vend në finale,

Interi dhe Juventusi janë të shquara për rivalitetin e madh që prodhojnë sa herë që vihen përballë, teksa vlen të theksohet se kjo sfidë është edhe më e luajtura në historinë e Kupës së Italisë.

Dy skuadrat janë përballur me njëra-tjetrën plot 35 herë në kompeticionin e dytë më të rëndësishëm në Itali, teksa Interi numëron 11 fitore, Juventusi 15 dhe 9 ndeshje kanë përfunduar në barazim.

Gjithsesi vlen të theksohet se në 11 ndeshjet e fundit në Kupën e Italisë, Interi nuk ka humbur asnjë, duke fituar 5 dhe barazuar 6 të tjera. Megjithatë statistikat vlejnë pak, sepse duke nisur nga ora 21:00 e të mërkurës, dy skuadrat do të përpiqen të marrin fitoren, që do t’i çonte në finalen e kompeticionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat