Flet portieri i Bashkimit: E shijova derbin

Futboll

Flet portieri i Bashkimit: E shijova derbin

Më: 26 prill 2023 Në ora: 12:27
Luka Stojkovski

Portieri i Bashkimit, Luka Stojkovski, ka qenë njëri nga heronjtë e derbit të djeshëm për skuadrën e tij në fitoren 1-0 kundër BvK-së.

“Gardiani” i talentuar kumanovar arriti të mbante të paprekur portën me gjithë ato raste të krijuara nga mysafirët.

“Mendoj se e fituam me meritë derbin me BVK-në.

Punuam shumë gjatë gjithë javës dhe ishim të pozicionuar mirë taktikisht për ndeshjen.

E shijova këtë derbi para 3.000 shikuesve dhe tifozëve tanë ‘Ilirët’ që na dhanë mbështetje të madhe për të fituar derbin”, deklaroi në fillim Luka, duke vazhduar:

“Hymë në ndeshje të motivuar dhe dhamë maksimumin për të marrë tre pikët. Këtë e treguam të gjithë kur e morëm kartonin e kuq në minutën e 10-të.

Në atë moment BVK-ja na kërcënoi me disa goditje, gjë që ishte një pengesë e lehtë për mua për t’i mbrojtur gjuajtjet”.

Luka zbulon se cka i kanë thënë trajnerët para fillimit të ndeshjes.

“Para ndeshjes me BVK-në më erdhën kryetrajneri dhe trajneri i portierëve dhe më thanë që sot do të bëhem HERO, gjë që më dha motiv edhe më të madh për të shpëtuar rrjetën.

I falënderoj fansat tanë që erdhën në numër të madh për të na mbështetur, duke krijuar një atmosferë të mrekullueshme. Ishte kjo hera e dytë që unë mbroj para një publiku kaq të madh”, thekson Stojkovski.

Ai thotë se ka ardhur te Bashkimi për të ndihmuar skuadrën në arritjen e qëllimit.

“Unë erdha në Bashkim për ta ndihmuar që të kthehet atje ku e ka vendin-që është Liga e Dytë.

Kemi edhe një finale të madhe për të fituar dhe ajo është barazhi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat