Marotta: Sezon që po e përjetojmë në maksimum

Futboll

Marotta: Sezon që po e përjetojmë në maksimum

Më: 26 prill 2023 Në ora: 23:35
Marotta

Beppe Marotta, CEO i Interit, foli me superlative për skuadrën ziklatër pas kualifikimit në finalen e Kupës së Italisë.

“Është sigurisht një sezon që ne po e përjetojmë në maksimum.

Jemi protagonistë në dy gara dhe pjesërisht në Serinë A, sepse “Scudetto” i takon me meritë Napolit.”

Besimi te Inzaghi: “Ne nuk jemi në shkollë, ka një marrëdhënie besimi të plotë me trajnerin.

Inzaghi po bën një punë të mirë, ka një ndërprerje të rezultateve pozitive në kampionat, por sezoni duhet të vlerësohet i plotë.

Kemi pikë për të rikuperuar në kampionat, por e konsiderojmë punën e Inzaghit pozitive”.

Lukaku, jo titullar: “Zgjedhjet që janë në dorën e trajnerit duhet të respektohen.

Ai gjykon në bazë të performancës së ditëve të fundit. Është e drejtë që trajneri t’i menaxhojë lojtarët me kujdes”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat