Klauzola e re te Barcelona, largim me kosto zero në korrik

Futboll

Klauzola e re te Barcelona, largim me kosto zero në korrik

Më: 27 prill 2023 Në ora: 17:16
Xavi

Sipas mediave spanjolle së fundit ka dal në pah një klauzolë që mund të krijojë mjaft probleme për Barcelonën, largim falas më 21 korrik.

Sipas raportimeve të ‘El Mundo’, në fakt, një klauzolë shumë e veçantë do të përfshihej në kontratat që Barcelona synon t’u ofrojë blerjeve të ardhshme.

Për të shmangur problemet, klubi katalanas do të ofronte mundësinë për t’u larguar falas, nëse nuk ekziston mundësia e regjistrimit e lojtarit të ri të Barcelona-s deri më 21 korrik.

Një klauzolë që, nëse është e vërtetë, do të përfaqësonte konfirmimin e situatës së rëndë financiare në të cilën ndodhet klubi spanjoll dhe që jo të gjithë lojtarët do ta dëshironin.

Për shembull, sipas ‘Mundo Deportivo’, Inigo Martinez tashmë ka dhënë miratimin e tij për klauzolën ndërsa Bernando Silva, nuk e ka pranuar ende atë.

Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse nga tani deri në fillimin zyrtar të merkatos, Barcelona do të jetë në gjendje të rregullojë llogaritë e saj dhe të lirojë hapësirë ​​pagash për të regjistruar blerjet e reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat