Lehman kritikon

Futboll

Lehman kritikon

Më: 27 prill 2023 Në ora: 20:29
Lehman

Joshua Kimish si rrallë herë, u detyrua të largohet nga fusha e blertë mes Bajernit dhe Maincit në kuadrin e javës së 29-të në ligën vendase.

Tuhel ia besoi vendin të riut Rajan Gravenberk, i cili nuk ndryshoi asgjë në minutat e mbetura, madje ata pësuan edhe golin e “nokautit”. Ish-portieri Jens Lehman nuk e shikon Kimish si liderin e duhur për kampionët e Gjermanisë.

“Joshua e ka treguar dhe vazhdon ta demonstrojë se nuk di t’i shpërndajë topat në mënyre efikase.

Mbajtja e një përgjegjësie të tillë kërkon guxim dhe aftësi, komponentë që nuk janë shfaqur kurrë tek Kimish”, tha me tone të larta kritikuese 53-vjeçari gjerman në radhët e prestigjiozes “Bild”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat