Lufta brenda luftës për zonën Champions në Serie A

Futboll

Lufta brenda luftës për zonën Champions në Serie A

Më: 27 prill 2023 Në ora: 23:59
Kupa

Serie A e këtij edicioni sheh një luftë të pazakontë për pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve në sezonin e ardhshm.

Në garë janë si rrallëherë shumë ekipe pasi, përtej Napolit që po shkon drejt titullit, duke filluar nga Lacio e vendit të dytë, deri te Atalanta e vendit të shtatë, duket se të gjithë kanë mundësinë që të jenë në katërshen e parë të kampionatit.

Këtë herë, vendi i dytë i Serisë A ka një vlerë shumë më të veçantë, pasi të hap rrugën drejt një tjetër trofeu dhe fitimeve të rëndësishme ekonomike.

Që nga sezoni i ardhshëm, Superkupa e Italisë do të zhvillohet me sistemin me katër skuadra, me 2 gjysmëfinale dhe finalen. Aktiviteti do të zhvillohet në Arabinë Saudite dhe 4 skuadrat do të përfitojnë shifra të rëndësishme. Aktualisht, dihen emrat e tre ekipeve pjesëmarrëse dhe mungon vetëm ai i vendit të katërt.

Në aktivitet, sipas rregullores, marrin pjesë fituesja e kampionatit, vendi i dytë dhe dy finalistët e Kupës së Italisë.

Kështu, Napoli që së shpejti do të fitojë titullin e ka prerë biletën, ashtu si edhe Interi e Fiorentina që kanë shkuar në finalen e Kupës. Tani mbetet të mësohet se kush del i dyti, për të prerë biletën e fundit drejt milionave në Arabinë Saudite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat