Shpëtimtari i Italisë pranon: Në qershor jam gati për Mancinin

Futboll

Shpëtimtari i Italisë pranon: Në qershor jam gati për Mancinin

Më: 28 prill 2023 Në ora: 12:28
Italia

Sulmuesi 24-vjeçar Mateo Retegui pritet të transferohet këtë verë përfundimisht në Itali, fillimisht për të luajtur me kombëtaren “azzurre” dhe më pas për t’u sistemuar te skuadra e tij e re. Italo-argjentinasi debutoi me kombëtaren e trajnerit Mancini një muaj më parë në eliminatoret e Europianit, duke realizuar dy gola në dy ndeshje.

Retegui pret që trajneri Mancini ta grumbullojë për ndeshjet finale të Nations League  që zhvillohen këtë qershor.

“Nëse trajneri Mancini do të më grumbullojë jam gati të rikthehem dhe të luaj.

Do të përpiqem të jap më të mirën. Në të kundërtën, do të bëj tifo nga këtu dhe më pas do të rikthehem në korrik”, tha Retegui.

Deklaratë që lë të mendosh se sido që të shkojnë punët, këtë verë ai do të jetë në Itali për të luajtur në Serie A me ekipin e tij të ri. Vetë sulmuesi pranon transferimin:

“Tani për tani jam i qetë dhe mendoj për Tigre, skuadrën aktuale.

E di që me shumë gjasa këtë korrik do të transferohem në një klub tjetër, në Itali, por nuk dua të mendoj shumë për këtë gjë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat