Newcastle i bindur në transferimin e mbrojtësit të Arsenalit

Futboll

Newcastle i bindur në transferimin e mbrojtësit të Arsenalit

Më: 28 prill 2023 Në ora: 16:16
Kieran Tierney

Klubi anglez, Newcastle United është duke bërë një sezon sensacional në Premier League.

Newcastle është në rrugë të mirë që pas shumë vitesh të sigurojë një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Krerët e këtij klubi tashmë janë duke menduar edhe për përforcime të reja gjatë kësaj verë.

Sipas medieve britanike, Newcastle United është i sigurt se do të nënshkruajë me mbrojtësin e majtë të Arsenalit, Kieran Tierney.

Tierney ka humbur vendin e titullarit në skuadrën e Mikel Artetës dhe duket se e ardhmja e lojtarit do të jetë larg ‘Emiratës’.

Mbrojtësi i ‘Topçinjve’ thuhet se po kërkon më shumë minutazh në lojë dhe Newcastle United e sheh atë lojtar ideale për taktikat e menaxherit Eddie Howe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat