Tuchel: Rikthehet pas dy javësh

Futboll

Tuchel: Rikthehet pas dy javësh

Më: 28 prill 2023 Në ora: 18:09
Thomas Tuchel

Thomas Tuchel ka humbur shërbimet e një titullari për shkak dëmtimi. Dayot Upamecano ka pësuar një tërheqje muskulore në kofshën e djathtë.

Vetë trajneri i Bayern Munchen, në konferencën për shtypin përpara ndeshjes ndaj Hertha Berlin, tregoi se kur do të rikthehet francezi.

“Upa pësoi një tërheqje të enjten dhe do të qëndrojë jashtë fushave për rreth dy javë”, deklaroi Tuchel.

Qendërmbrojtësi i bashkohet dyshes Choupo-Moting dhe Davies në infermierinë e kampionëve të Gjermanisë.

Ndërkohë, trajneri i bavarezëve theksoi se Coman dhe Goretzka do të rikuperohen për takimin e fundjavës.

Bayern Munchen-Hertha Berlin do të nisë prej orës 15:30 të së dielës.

Bundesliga kryesohet nga Borussia Dortmund. Verdhezinjtë numërojnë 60 pikë pas javës së 29-të, një më shumë se Bayerni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat