Leiva optimist se Liverpool arrin vendin e katërt

Futboll

Leiva optimist se Liverpool arrin vendin e katërt

Më: 28 prill 2023 Në ora: 22:55
Leiva

Lucas Leiva beson se ish-skuadra e tij, Liverpool, pavarësisht një momenti jo aq të mirë prapë se prapë do t`ia dalë që të jetë pjesë e Champions League edicionin e ardhshëm.

Duke folur për "Flashscore" braziliani ka thënë se ky vit ishte i vështirë për ish-skuadrën e tij. 

"Jurgen është një djalë që di të menaxhojë.

Ai sigurisht i ka identifikuar problemet, dhe sezonin e ardhshëm Liverpooli do të jetë shumë i fortë, jam i sigurt për këtë.

Dhe gjithashtu jam i bindur që Liverpooli do të jetë në Champions League, sepse ka një skuadër mjaft e mirë për t'u kualifikuar.

Liverpool ende është afër vendit të katërt me gjashtë ndeshje për të përfunduar, kështu që unë besoj se ka një mënyrë për të arritur vendin e katërt", ka thënë ai. "Ishte një vit i vështirë.

Sezonin e kaluar, Liverpool bëri të gjitha finalet, fitoi dy tituj, humbi finalen e Champions League dhe përfundoi i dyti në Premier League.

Ky vit ishte vërtet më i vështirë. Cikli i disa lojtarëve ndoshta po përfundon. besoj se do të ketë një rinovim të madh të skuadrës sezonin e ardhshëm”.

Aktualisht Liverpool gjendet në pozitën e shtatë në tabelë me pesëdhjetë e tri pikë, ndërsa në fundjavë do të ndeshet me Tottenhamin që mbanë vendin e pestë me pesëdhjetë e katër pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat