Pioli: E di çfarë skuadre kam

Futboll

Pioli: E di çfarë skuadre kam

Më: 29 prill 2023 Në ora: 11:39
Pioli

Sot në 18:00 Milani do të luajë ndaj Romës një ndeshje që vlen shumë.

Si për të konfirmuar vendin e katërt, ashtu edhe për të mbajtur sa më larg një rival direkt.

Stefano Pioli ia ka ndaluar skuadrës të mendojë për Champions-in dhe sot pret përgjigje nga djemtë e tij.

Kjo të paktën është ajo që ka konfirmuar në konferencën e djeshme për mediat.

"E di çfarë skuadre kam dhe jemi të vetëdijshëm që na kanë mbetur pak ndeshje, çka bën që edhe hapësira për të korrigjuar gabimet të pakësohet.

Aktualisht kemi fatin në duart tona dhe sa më shumë pikë të bëjmë aq më shumë mundësi kemi për të mbërritur mes katër të parave", tha Pioli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat