Mourinho në presion të Milanit

Futboll

Mourinho në presion të Milanit

Më: 29 prill 2023 Në ora: 12:12
Mourinho

Mjaftoi ndeshja kundër Samp dorias, 25 ditë më parë, për të rihapur debatin që mundon Romën.

A është më e mirë mbrojtja me tre apo katër?

Dilema që Mousë iu desh pak për të zgjidhur duke propozuar modulin me tre përsëri në 4 ndeshjet e mëpasshme. Por tani lind një tjetër problem, pasi me dëmtimin e Lorentes, çështja rikthehet aktuale.

Sepse në rolin e tij, portugezi ka në dispozicion vetëm Kumbullën, Mancinin dhe Ibanjezin.

Ndjesia e cila do të konfirmohet në vazhdim është ajo e mbrojtjes me tre lojtarë.

Ndër të tjera, është edhe një fakt tjetër që mund të bëjë që “speciali” të mos ndryshojë: rikuperimi i Zhirusë. Sepse me një pykë mjaft statike si francezi, Kumbulla mund të rezultojë ideal.

Me Kombëtaren e Shqipërisë, e cila gjithsesi luan katër, Marashi një muaj më parë mori kënaqësinë e lënies thatë të një farë Robert Levandovski. Kështu, do t’i takonte Mançinit të merrej me Leaon, “hallin” e vërtetë të kësaj ndeshjeje për verdhekuqtë.

Nëse luan me tre, Mançini, Kumbulla e Ibanjez do të jenë titullarët, por me rrezikun e mungesës së alternativave në prapavijë në rast emergjence.

Për këtë arsye, Murinjo në stërvitjen e fundit ka testuar prapavijën me katër lojtarë, ku Ibanjez dhe Mançini do të jenë titullarët me në korsi Zalevskin dhe Spinacolën.

Kristante, Matiç dhe Bove do të përbënin treshen e mesfushës, ndërkohë që në sulm do të luanin El Sharaui dhe Abraham të mbështetur nga kapiteni Pelegrini.

Në këto kushte, zgjedhja teknike penalizon rishtazi shqiptarin, që me sa duket nuk gëzon besimin e Mout, i cili dje as nuk denjoi të mbante konferencën e zakonshme për mediat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat