Kartoni i 10-të për Vinicius, Ancelotti: As mesfushori më i “shëmtuar” nuk ndëshkohet kaq shumë

Futboll

Kartoni i 10-të për Vinicius, Ancelotti: As mesfushori më i “shëmtuar” nuk ndëshkohet kaq shumë

Më: 30 prill 2023 Në ora: 08:52
Ancelotti

Real Madrid mposhti në shtëpi Almerian me rezultatin 4-2, ku ylli i mbrëmjes ishte Karim Benzema.

Sulmuesi francez shënoi një tregolësh në 45-minutëshin e parë ndërsa në fraksionin e dytë, festës ju bashkua edhe Rodrygo.

Nga ana tjetër, Vinicius Junior nuk mundi të ishte në listën e golashënuesve ndërsa braziliani u ndëshkua sërish me karton të verdhë. Për anësorin ishte kartoni numër dhjetë për këtë sezon teksa pas ndeshjes, trajneri Carlo Ancelotti u shpreh se dhjetë kartona për një lojtar sulmues si Vinicius janë shumë.

“Jam pak i inatosur sepse ndeshja ishte 3-0 dhe më pas pësuam gol. Shkuam në 4-1 dhe sërish pësuam, nuk mund ta ulim përqëndrimin në asnjë moment. Kartonat e Vinicius? Për mua gabon që proteston aq shumë tek arbitri sepse nuk mund të ndryshojë asgjë. Nga ana tjetër është pak surprizuese që është ndëshkuar me 10 kartonë në LaLiga, as mesfushori më i “shëmtuar” nuk është ndëshkuar kaq shumë.

Gjashtë gola në dy ndeshjet e fundit? Nuk jam i shqetësuar sepse i njoh lojtarët e mi dhe e di se çfarë aftësish kanë. Tani kemi pësuar gjashtë gola në dy ndeshje, por më parë nuk kishim pësuar në gjashtë sfida. Tani jam i relaksuar, do të mundohemi të punojmë më shumë në aspektin difensiv. Në sulm jemi mirë, por nuk dua më që skuadra të ulë përqëndrimin në momente të caktuara gjatë ndeshjes”, u shpreh Ancelotti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat