Barça zbulon “diamantin” e ri, tekniku Xavi: Ngjason me Messi e Ansu Fati, është një talent i lindur

Futboll

Barça zbulon “diamantin” e ri, tekniku Xavi: Ngjason me Messi e Ansu Fati, është një talent i lindur

Më: 30 prill 2023 Në ora: 10:10
Xabi dhe Fati

Gjatë fitores fantastike 4 me 0 mbrëmjen e djeshme ndaj Real Betis, tekniku Xavi vendosi të eksperimentonte pak me lojtarët, teksa pranë fundit të lojës vendosi të hidhte në fushë 15-vjeçarin spanjoll, Lamine Yamal, duke e bërë kështu këtë të fundit si lojtarin më të ri që zbret në fushë për “katalanasit”.

Adoleshenti pati një shans për të kurorëzuar debutimin e tij me një gol dhe pothuajse bëri gjithashtu një asistim të shkëlqyer dhe kaq ka mjafutar që tekniku Xavi ta krahasojë spanjollin me “emblemën” e “blaugranave”, Leo Messi, në fjalën e tij për mediat pas ndeshjes.

“I thashë të provonte gjërat që donte dhe ai e bëri. Në moshën 15 vjeç, imagjinojeni… Ai është i veçantë dhe madje mund të kishte shënuar sonte, por portieri e ndaloi. Ai luajti me besim dhe tregoi se për çfarë është. Ai nuk ka frikë dhe talent. Disa nga pasimet e tij në rreshtin e fundit ishin vërtet të mira

Ai është një lojtar i ngjashëm me Messin e Ansu Fatin, sepse ai ka atë talent të lindur që është e vështirë të gjendet. Lamine nuk duket si një 15-vjeçar, ai është shumë i pjekur. Ai është gati për të luajtur dhe po stërvitet mirë. Ai mund të shënojë një epokë në këtë klub si pjesë e këtij ekipi”,- u shpreh tekniku Xavi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat