Liverpool është i vendosur për ta transferuar Gavin

Futboll

Liverpool është i vendosur për ta transferuar Gavin

Më: 2 maj 2023 Në ora: 07:35
Gavi

Liverpool vazhdon që të kërkojë përforcime për mesfushën e tyre, në mënyre që të kenë paraqitje më të mira sezonin e ri.

Sipas asaj që raporton El Nacional, Liverpool janë shumë të interesuar që të nënshkruajnë me mesfushorin e dëshmuar të Barcelonës, Gavi, në merkaton e verës.

Rinovimi i kontratës së Gavit ende nuk është pranuar nga La Liga, e cila gjë do të thotë së nëse situata e tij nuk zgjidhet ai do të jetë lojtar pa kontratë në fund të këtij sezoni.

Sipas raportit, Liverpooli e ka përcjellë futbollistin që nga sezoni i kaluar.

Jurgen Klopp thuhet se ka një konsideratë të fortë për të. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat