Statistikat para derbit të Londrës

Futboll

Statistikat para derbit të Londrës

Më: 2 maj 2023 Në ora: 08:59
Foto ilustrim

Arsenal ka përjetuar formë jo të mirë në javët e fundit në “Premier League”, duke rënë nga pozita e parë në renditjen tabelare.

Ekipi i Mikel Arteta, në 5 ndeshje e fundit në kampionat ka vetëm një fitore, krahas tri barazimeve dhe humbjes që e pësuan këtë fundjavë nga konkurrenti tjetër për titull, Manchester City.

Në anën tjetër, Chelsea në 5 ndeshjet e fundit ka 5 humbje, duke përjetuar një nga krizat më të mëdha në historinë e klubit.

Në ndeshjen e parë ndërmjet tyre këtë sezon, që u zhvillua në nëntor të vitit 2022, Arsenal fitoi me rezultat minimal 0-1.

Aktualisht, Arsenal gjendet në pozitën e dytë në tabelë me 75 pikë të grumbulluara, ndërsa Chelsea është në vendin e 12 me 39 pikë.

Derbi i Londrës zhvillohet sot në mbrëmje me fillim nga ora 21:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat