Vladyslav Khomutov, “Ylli i Javës” në Superligë

Futboll

Vladyslav Khomutov, “Ylli i Javës” në Superligë

Më: 2 maj 2023 Në ora: 09:54
Vladyslav Khomutov

Vladyslav Khomutov është zgjedhur “Ylli i Javës” në Albi Mall Superligën e futbollit.

Futbollisti ukrainas ishte hero i Dukagjinit në barazimin 1:1 ndaj Ballkanit, në kuadër të xhiros së 31-të të ligës elitare.

Përveç golit të realizuar, ai pati paraqitje shumë të mirë gjatë gjithë ndeshjes, shkruan “Gazeta Express”.

Pasi mori këtë çmim për herë të parë Khomutov u shpreh tejet i lumtur dhe falënderues për bashkëlojtarët, teksa pati falënderime edhe për të gjithë njerëzit në Kosovë për mbështetjen që po i japin vendlindjes së tij.

“Jam shumë i lumtur për çmimin. Një falënderim i madh shkon për të gjithë bashkëlojtarët e mi sepse pa ta ky trofe do të ishte i pamundur. Falënderoj po ashtu të gjithë shtabin dhe të gjithë njerëzit e klubit. Në ndeshjen e fundit kishte një numër të madh të tifozëve të cilët na përkrahen. Shfrytëzoj rastin që të falënderoj të gjithë njerëzit në Kosovë, të cilët përkrahin vendin tim Ukrainën, e cila po kalon në periudhë të vështirë si pasojë e agresionit të Rusisë. E falënderoj edhe familjen time për mbështetjen që ma bëjnë nga Ukraina për çdo javë në çdo ndeshje. I kemi shumë të rëndësishme 5 ndeshjet e fundit dhe do të luftojmë deri në fund që ta jetësojmë ëndrrën e KF Dukagjinit dhe të qytetit të Klinës për Evropë. Besoj që ne do të jemi njëra nga 4 ekipet, të cilat do të garojnë në Evropë këtë edicion”, ka theksuar Vladyslav Khomutov për faqen zyrtare të FFK-së. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat