Formacionet zyrtare të Arsenalit dhe Chelseat

Futboll

Formacionet zyrtare të Arsenalit dhe Chelseat

Më: 2 maj 2023 Në ora: 20:17
Arsenali dhe Chelsea

Vetëm një fitore në pesë ndeshjet e fundit, kundrejt tri barazimeve dhe një humbjeje është bilanci aspak pozitiv i Arsenalit në Premier Ligë, derisa kurorëzimi me titullin e kampionit tashmë dukey shumë më i vështirë, sidomos pas humbjes në derbi kundër Manchester Cityt.

Skuadra e Pep Guardiolas ka marr kryesimin e tabelës me 76 pikë, një më shumë se Arsenali, por ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.

Chelsea nga ana tjetër është në krizë të thellë të rezultateve, seri të cilën nuk po arrin ta përmirësojë as Frank Lampard që mori përkohësisht drejtimin e skuadrës.

Elneny, Saliba dhe Tomiasu janë mungesat e Mikel Artetas në këtë ballafaqim, kurse te Chelsea mungojnë Cucurella, Broja, James, Koulibaly dhe Mason Mount.

Tanimë Mikel Arteta dhe Frank Lampard kanë vendosur për formacionet zyrtare, dhe ato i gjeni më poshtë.

Arsenal (4-3-3): Ramsdale; White, Magalhaes, Kiwior, Zinchenko; Odegaard, Jorginho, Xhaka; Saka, Jesus, Trossard

Chelsea (4-3-3): Kepa; Chilwell, Silva, Fofana, Azpilicueta; Fernandez, Kante, Kovacic; Aubameyang, Sterling, Madueke

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat