Kjo është nota për Granit Xhakën në derbin e madh të Anglisë

Futboll

Kjo është nota për Granit Xhakën në derbin e madh të Anglisë

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 2 maj 2023 Në ora: 23:26
Xhaka në veprim

Arsenali ka arkëtuar tre pikë të mëdha, që i japin gjasa për titullin e kampionit ani pse është në presion të madh nga Manchester City.

Arsenali ka shënuar fitore me rezultat 3:1 ndaj Chelseat, në takimin e javës së 34-të të Premier League.

Futbollisti Xhaka ka asistuar në dy golat e parë që i ka realizuar Martin Odegaard në minutën e 18-të e të 31-të.

Cila është nota për Granit Xhakën?

Xhaka është vlerësuar me notën 7.2 nga faqja e specializuar për statistika “Sofascore”.

Martin Odegaard është lojtar i ndeshjes, me notën 8.7.

Arsenali kryeson me 78 pikë por ka dy ndeshje e dy pikë më shumë se Manchester City.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat