Havertz kundër klubit

Futboll

Havertz kundër klubit

Më: 3 maj 2023 Në ora: 17:36
Havertz

Kai Havertz nuk është dakord dhe ka bërë një bilanc të sezonit të tij me Chelsea-n.

Duke folur për Sky, fjalët e të cilit u raportuan edhe nga Kicker, gjermani nuk e kurseu klubin për disa aspekte si shkarkimi “i pakuptimtë” i Thomas Tuchel.

“Gjithçka që mund të shkonte keq, shkoi keq. Sezoni kishte filluar relativisht mirë: pati një ndryshim pronësie, që ishte një ndryshim i madh për të gjithë klubin.

“Pastaj Thomas Tuchel u shkarkua dhe kjo padyshim bën diferencën në një ekip si ky. Kur fiton me një trajner dhe pastaj ai shkarkohet pa arsye, nga asgjëja…”, theksoi Havertz.

“Pas Kupës së Botës ne nuk luajtëm shumë mirë dhe humbëm shumë pikë.

“Për më tepër, shumë lojtarë të rinj erdhën gjatë merkatos së dimrit dhe ata kishin nevojë për pak kohë për t’u përshtatur në mënyrë që të tregonin cilësinë e tyre”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat