Devolli: Po mundohemi ta respektojmë kampionatin

Futboll

Devolli: Po mundohemi ta respektojmë kampionatin

Më: 3 maj 2023 Në ora: 18:09
Devolli

Drenica ka pësuar një tjetër humbje, ku kësaj radhe është mposhtur nga Ferizaj me rezultat 2-0.

Kuqezinjtë thuajse janë të rënë nga elita e futbollit dhe vetëm matematika i mbanë ende në garë për barazhin.

Trajneri i Drenicës, Bledar Devolli ka thënë se po e respektojnë kampionatin.

“Ne po mundohemi ta respektojmë kampionatin, sepse historia ka mbaruar. Por, nuk po na lënë ta respektojmë kampionatin”.

“Më vjen keq për lojtarë dhe për neve si staf që po punojmë gjatë javës për t’u përgatitur për ndeshje. Ia bëmë edhe më të thjeshtë fitoren ekipit kundërshtar, sepse kemi bërë gabime personale”.

“Nuk dua të jap koment, sepse nuk dua të dënohem, por po e shihni edhe vet.

Edhe katër ndeshje kanë mbetura dhe do të shohim të krijojmë një ekip për të qenë të gatshëm për sezonin e ardhshëm, që të kthehemi në Superligë sërish”, ka thënë Devolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat