Marotta: Interi duhet të luftojë gjithmonë për titull

Futboll

Marotta: Interi duhet të luftojë gjithmonë për titull

Më: 3 maj 2023 Në ora: 23:07
Marotta

Drejtori ekzekutiv i Interit, Giuseppe Marotta, foli për performancën e skuadrës në Serie A.

Për momentin skuadra e Simone Inzaghit po lufton për një vend në top katërshen e kampionatit.

Fillimisht, zikaltërit u konsideruan si një nga pretendentët kryesorë për titullin, por për ta thënë më butë, nuk ia doli t’i imponohej një lufte Napolit, i cili nesër mund të fitojë kampionatin.

“Një klub si Interi duhet të luftojë gjithmonë për Scudetton.

Megjithatë, Napoli po kalon një sezon të jashtëzakonshëm, kjo skuadër e meritoi titullin”, tha Marotta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat