Drita bën një hap drejt titullit, Llapi ngec nga vendi i katërt 

Futboll

Drita bën një hap drejt titullit, Llapi ngec nga vendi i katërt 

Nga: K. Goca Më: 4 maj 2023 Në ora: 16:56
Pamje nga ndeshja

Drita e Gjilanit ka vazhduar me fitore në elitën e futbollit të Kosovës.

Skuadra nga Gjilani ka importuar tre pikë nga stadiumi “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Drita ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Llapit.

Në një atmosferë madhështore, tifozët panë lojë të mirë.

Futbollisti Festim Alidema pati rastin më të mirë për llapjanët, por nuk u tregua i saktë nga penalltia në minutën e 19-të.

Baftiu në minutën e 60-të e Ovouka (90+3’) kanë realizuar për fitoren e Dritës.

Drita bën një hap drejt titullit, Llapi ngec nga vendi i katërt!

Drita kryeson me 66 pikë pas 32 javësh, duke e lënë pas Ballkanin me 63 dhe Llapi renditet në vend të gjashtë me 41 pikë apo ka 2 më pak se Prishtina që është në të katërtin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat