Reali nuk do të festojë nëse fiton Kupën e Mbretit

Futboll

Reali nuk do të festojë nëse fiton Kupën e Mbretit

Më: 4 maj 2023 Në ora: 19:26
Logo e Realit

Të vendosur për të arritur në fund të rrugës dhe për të fituar një tjetër Champions League, Real Madrid pritet që të mos bëjnë asnjë festë nëse fitojnë Kupën e Mbretit ndaj Osasunas më 6 maj.

Të gjithë te Reali duan të qëndrojnë të përqendruar dhe të fokusuar në dy ndeshjet gjysmëfinale kundër Manchester City.

Sidomos, për ndeshjen e parë mes tyre që zhvillohet në “Santiago Bernabeu”, duke dashur të marrin epërsinë në kualifikimin për në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve.

Nëse madrilenët fitojnë Kupën, atëherë festimet do të kufizohen brenda stadiumit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat