Vedat Muriqi shënon nga pika e bardhë por humbën

Futboll

Vedat Muriqi shënon nga pika e bardhë por humbën

Më: 4 maj 2023 Në ora: 21:24
Vedat Muriqi

Mallorca ka pësuar humbje 2:1 në udhëtim ndaj Gironas, në kuadër të javës së 33-të në La Liga.

Ishte Bernardo që kaloi vendasit në epërsi në fundin e pjesës së parë.

Rezultati u barazua nga Vedat Muriqi në minutën e 78-të.

Sulmuesi ynë realizoi nga penalltia të cilën vet e fitoi.

Por, në minutën e 84-të, Castellanos riktheu epërsinë e Gironas.

Me këtë fitore, Girona shkon në kuotën e 47 pikëve në vendin e shtatë, vetëm dy më pak se Betis që gjendën i gjashti, pozitë kjo që dërgon në Ligën e Konferencës edicionin e ardhshëm.

Në anën tjetër, Mallorca mbetet në vendin e 12-të me 41 pikë dhe është shtatë pikë larg zonës së rrezikshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat