Haaland mund ta mbyllë sezonin me 41 gola

Futboll

Haaland mund ta mbyllë sezonin me 41 gola

Më: 5 maj 2023 Në ora: 15:01
Haaland

Erling Haland ka thyer rekordin e të gjitha ko hërave të golave në Premier Ligë, duke shënuar të 35- in sezonal në fitoren 3-0 ndaj Uest Hemit.

Norvegjezi la pas rekordin e vendosur nga Endi Kol dhe Alan Shirer (34 gola në sezonet 1993-’94 dhe 1994- ’95), arritur gati tri dekada më parë, por atëherë sezoni kishte 42 ndeshje dhe kampionati përbëhej nga 22 skuadra. 22- vjeçarit i kanë ngelur edhe 5 ndeshje deri në fund për ta thelluar rekordin e tij, ndërsa aktualisht shënon me një ritëm prej 1.26 golash për 90 minuta në kampionat, çka e projekton drejt një sezoni me 41 gola në total. G

oli spektakolar kundër Uest Hemit ishte i 23-ti që ai ka shënuar me këmbën e tij natyrale, të majtën. Pjesën tjetër të golave ai e ka shënuar 6 me të djathtën dhe 6 të tjerë me kokë.

Norvegjezi ka shënuar më shumë gola se 5 ekipe të Premier Ligës këtë sezon: Çelsi, Notingem Foresti, Uolvesi, Evertoni dhe Sauthemptoni. Ai ka regjistruar 4 tregolësha dhe mbetet vetëm një tripletë larg barazimit të rekordit të Herri Kejnit (5 tregolësha gjatë një sezoni në Premier Ligë).

Tripleta e tij e fundit erdhi më shumë se tre muaj më parë, kundër Uolvesit në janar. Në të gjitha kompeticionet, Haland ka shënuar 51 gola, duke lënë pas Vik Uotsonin dhe Pongo Uaring (50 gola), rekorde të më shumë se 90 viteve më parë. Tani përpara ka vetëm rekordin e të gjitha kohërave, që sulmuesi i Evertonit Diksi Din vendosi në sezonin 1927- ’28 (63 gola).

Siti mund të luajë ende edhe 9 ndeshje deri në fund të sezonit, në rast se kalon Realin e Madridit në gjysmëfinalen e Champions-it dhe pret biletën në finalen e Stambollit në 10 qershor. Bazuar në mesataren e golave të tij në të gjitha kompeticionet, ai do ta barazonte rekordin e Dinit në rast se luan çdo minutë dhe Siti eliminon kampionët në fuqi të Europës. Haland ka luajtur vetëm 84% të minutazhit në Premier Ligë, 71% në Ligën e Kampioneve, 40% në Kupën Karabao dhe 41% në Kupën FA.

Kjo do të thotë se ai ka luajtur 74% të minutave të mundshme në të gjitha kompeticionet këtë sezon dhe do të kishte shënuar më shumë se 64 gola në rast se do të kishte luajtur çdo minutë të këtij edicioni.

Aktualisht ai shënon mesatarisht 1.26 gola çdo 90 minuta në Premier Ligë, më shumë se çdo lojtar tjetër që ka luajtur mbi 612 minuta këtë sezon në 5 kampionatet kryesore të Europës. Ai e ka goditur kuadratin 56 herë, më shumë se çdo lojtar tjetër, ndërsa e gjen golin me çdo 1.6 goditje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat