Gara për “Këpucën e Artë”

Futboll

Gara për “Këpucën e Artë”

Më: 5 maj 2023 Në ora: 19:38
Haaland

Erling Haaland, “roboti” norvegjez i Manchester City, pret të kurorëzohet si sulmuesi më i mirë evropian kur të kenë mbetur vetëm pak ditë deri në përfundimin e kampionateve të ndryshme kontinentale.

Ish-sulmuesi i Dortmund dominon në tabelën e Këpucës së Artë duke qenë në krye me 70 pikë, rezultat i 35 golave të shënuar në sezonin e tij të parë rekord në Premier League.

Pas tij, vjen Harry Kane me 50 pikë dhe Mbappe me 46 pikë në vendin e tretë, ndërsa Osimhen, bomberi nigerian i Napolit i cili ndodhet në venin e katërt me 44 pikë.

Një vend ka edhe për Lautaron Martinez, me sulmuesin e Interit i cili ndodhet në vendin e nëntë me 38 pikë aktualisht.

Renditja

1. Erling Haaland (Manchester City) 70 pikë
2. Harry Kane (Tottenham) 50
3. Kylian Mbappe (Paris Saint-Germain) 46
4. Victor Osimhen (Napoli) 44
4. Jonathan David (Lille) 42
6. Enner Valencia ( Fenerbahçe) 40.5
7. Alexandre Lacazette (Lyon) 40
7. Ivan Toney (Brentford) 40
9. Robert Lewandowski (Barcelona) 38
9. Lautaro Martinez (Inter) 38

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat