Roma ka mungesa, por çfarë thotë Inzaghi?

Futboll

Roma ka mungesa, por çfarë thotë Inzaghi?

Më: 6 maj 2023 Në ora: 12:32
Inzaghi

Simone Inzaghi është paraqitur para mikrofonave të klubit për të prezantuar sfidën që pritet të vendosë shumë mbi garën për zonën “Champions” dhe ka kërkuar përqendrim e kujdes nga të tijtë.

Keni fituar tri ndeshje radhazi dhe keni rregulluar pozitën tuaj në renditje.

Çdo sukses do t’ju dërgonte +5 ndaj Romës.

"Sigurisht që tri ndeshjet e fituara radhazi ishin shumë të rëndësishme, por jemi të vetëdijshëm edhe për rëndësinë e ndeshjes së nesërme (sotme).

Përballemi me një ekip me vlerë absolute: duhet të përgatitemi në mënyrën më të mirë të mundshme", tha Inzaghi.

Roma ka mungesa, por prisni një ndeshje të vështirë si të fazës së parë?

Pres një ndeshje kundër një ekipi të fortë, me shumë vlera, të drejtuar nga një trajner i shkëlqyer. Ne e dimë se do të jetë një përballje me shumë gracka dhe shumë e rëndësishme për renditjen e të dyjave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat