Klopp i mahnitur nga Brightoni i De Zerbit

Futboll

Klopp i mahnitur nga Brightoni i De Zerbit

Më: 6 maj 2023 Në ora: 13:01
Klopp e De Zerbi

Roberto De Zerbi i ka bërë të gjithë për vete në Premier League. Trajneri italian po korr suksese me Brighton, një nga skuadrat që luan më bukur në ishull.

Fitorja ndaj Manchester United ka ngjitur Brighton në vendin e gjashtë. Një sukses që erdhi pas dominimit ndaj “Djajve të Kuq”, që i la mbresa pozitive edhe Jurgen Klopp.

Trajneri i Liverpoolit, ka krijuar një respekt të jashtëzakonshëm për De Zerbin dhe e sheh Brighton të rrezikshëm në garën për një biletë europiane.

“Brighton zhvilloi një ndeshje të madhe kundër United. Ata zhvilluan një futboll të pabesueshëm.

Nëse vijojnë kështu, ata do i fitojnë të gjithë ndeshjet deri në fundin e kampionatit”, u shpreh gjermani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat