‘Ermal Krasniqi 80 përqind është i Lazios’

Futboll

‘Ermal Krasniqi 80 përqind është i Lazios’

Më: 6 maj 2023 Në ora: 14:31
Pamje nga një ndeshje

Ish mesfushori shqiptar i Dinamos, Elis Bakaj pretendon se Lazio është afër ta transferojë sulmuesin e CFR Clujit, Ermal Krasniqi.

Bakaj ka deklaruar së fundmi se kalimi i tij te skuadra italiane është 80 për qind e kryer dhe që Lazio ka dërguar ofertë zyrtare për shërbimet e lojtarit.

“Mendoj se është afër, 80 për qind e kryer për kalimin te Lazio.

Ata bënë edhe një ofertë, por nuk di më shumë. Kështu më thanë disa miq nga Shqipëria.

Djaloshi erdhi dhe largohet pas gjashtë muajve”.

“Sa pagoi CFR Cluj për të? 200 mijë euro. Ai ka kualitet, e pamë këtë nga dita e parë. Shpejtësi, driblime, personalitet. Nuk është e lehtë të vish te Cluji me lojtarë me eksperiencë dhe ta bësh atë”, theksoi shkurtimisht Bakaj.

Ditë më parë, agjenti Stefano Salvini kishte konfirmuar se Ermal Krasniqi është shënjestër e Lazios, Torinos, Empolit, Mallorcas dhe disa skuadrave franceze.

Kujtojmë se Krasniqi ishte transferuar tek Cluj nga Ballkani i Suharekës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat