Bonucci ndjek rekordin e pabesueshëm me Juventusin

Futboll

Bonucci ndjek rekordin e pabesueshëm me Juventusin

Më: 6 maj 2023 Në ora: 14:59
Bonucci

Pas fitores ndaj Lecce, bardhezinjtë do të përballen nesër me Atalantën në fundjavën e Serie A, e vlefshme për javën e 34-t. Për të ndjekur ëndrrën e Champions League, Allegri do të hedhë në fushë formacionin më të mirë të mundshëm, ndoshta duke rikonfirmuar një pjesë të madhe të titullarëve të pranishëm kundër Salentinit.

Ndaj, njëri prej tyre mund të jetë edhe Bonucci, i cili po kërkon një rekord të ri me “Zonjën e Vjetër”.

Mbrojtësi veteran mezi pret të jetë mes titullarëve në ndeshjen ndaj Atalantës.

Kapiteni i Juventusit u rikthye në fushë nga minuta e parë në ndeshjen ndaj Lecce, duke bërë që skuadra e Allegrit të rikthehet te fitorja në kampionat.

Në rast se do të luante edhe ndaj skuadrës së Gasperinit, atëherë Bonucci do të kalonte vijën e finishit prej 500 paraqitjesh me Juventusin. Një statistikë që do ta lejonte të hynte si legjendë në historinë e klubit bardhezi, ku para tij janë vetëm Furino, Scirea dhe Chiellini.

Tjetër “markë” janë Buffon, me mbi 600 paraqitje, ndërsa Del Piero i ka kaluar 700 ndeshjet me fanellën bardhezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat