Mane, goditja e parë e Napolit?

Futboll

Mane, goditja e parë e Napolit?

Më: 6 maj 2023 Në ora: 15:56
Mane

Napoli, skuadër kjo që pas 33 vitesh, po feston titullin e kampionit në Serie A, tashmë është duke menduar për përforcime të reja në skuadër.

‘Napolitanët’ sezonin e ardhshëm do të jenë pjesë e Ligës së Kampionëve, dhe tashmë trajneri Luciano Spalletti, është duke u monitoruar disa lojtarë të cilit synon t’i ketë në skuadër për edicionin e ardhshëm.

Sulmuesi i Bayern Munich, Sadio Mane, sipas medieve italiane, është objektiv i klubit nga ‘Diego Maradona’.

Pas vetëm një viti, Mane duket se do të largohet nga ‘Alianz Arena’ për të nisur një aventure të re në futbollin evropian.

Napoli thuhet se është destinacion i mundshëm i ish-sulmuesit të Liverpoolit.

“Napoli ka nisë punën për të përforcuar ekipin për sezonin e ri dhe synon afrimin e sulmuesit Sadio Mane”, shkruajnë mediet italiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat